Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se partia e saj nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje politike.
Ajo tha se PDK-ja nuk pranon të trajtohet si pjesë formale e negociatave dhe kërkoi që palët që po zhvillojnë bisedime t’u japin llogari qytetarëve.
Musliu-Shoshi theksoi se PDK-ja do t’u përmbahet vendimeve dhe parimeve të saj.




