Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka refuzuar kërkesat për rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Vendimi u mor me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim.
Gjatë diskutimit pati qëndrime të ndryshme. Disa anëtarë argumentuan se dorëheqjet ishin vullnetare dhe se pas katër vitesh ka pasur ndryshime në ligje e praktika, ndërsa anëtarë të tjerë mbështetën rikthimin, duke e lidhur atë me sigurinë juridike dhe funksionimin e institucioneve në veri.
Me vendimin e KGJK-së, kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve nuk u miratuan./EO/




