Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paralajmëruar se bllokada institucionale mund të rrezikojë 31.3 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën.
Sipas IKD-së, deri në fund të vitit duhet të përmbushen katër reforma në fushën e kapitalit njerëzor dhe arsimit. Për realizimin e tyre nevojiten institucione funksionale, vendimmarrje ligjore dhe kapacitete administrative.
IKD thekson se vonesat mund të ndikojnë në financimin e këtyre reformave, por edhe në përmirësimin e arsimit, aftësimit profesional dhe përgatitjes së fuqisë punëtore.
Instituti kërkon që bllokada institucionale të tejkalohet sa më shpejt për të mundësuar zbatimin e reformave dhe përfitimin e fondeve të BE-së./EO/




