Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku triumfoi në finale ndaj Kristina Kuluhovas, e cila garoi për Serbinë, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këto gara.
Kurti e cilësoi suksesin si arritje të rëndësishme për Sadikun, ekipin e Kosovës dhe sportin në përgjithësi.
Ai ka uruar për fitoren edhe trajneren e boksieres, Mariola Sallauka.




