Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 28 gusht 2026, ndalohet qarkullimi i mjeteve për transport të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta.
Sipas njoftimit, nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, ndihmës emergjente dhe institucionet përkatëse.




