Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve.
Nga Kuvendi, Musliu u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësisë partiake, që të kthehen në sallë dhe të mundësojnë funksionalizimin e institucioneve.
Ajo kritikoi situatën politike, duke akuzuar Vetëvendosjen se po e mban vendin në bllokadë për shkak të ambicieve për pushtet.
“Kuvendi nuk është pronë e askujt. Kuvendi është i Kosovës dhe i qytetarëve të saj”, tha Musliu, duke kërkuar që puna institucionale të nisë sa më shpejt.




