Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësim për rastet e fundit të vrasjeve, femicidit dhe aksidenteve në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke theksuar shqetësimin e qytetarëve dhe prindërve për sigurinë.
Berisha ka kritikuar mosfunksionimin e institucioneve, duke kërkuar që Kuvendi dhe institucionet e tjera të konstituohen dhe të merren me problemet e sigurisë.
“Po duam me u shfarosë si popull”, ka deklaruar Berisha, duke kërkuar më shumë përgjegjësi institucionale për parandalimin e rasteve tragjike./EO/




