Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk e ka kritikuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos rikthyer në detyrë gjyqtarët dhe stafin administrativ serb që kishin dhënë dorëheqje.
Në një deklaratë, Ambasada ka theksuar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione.
SHBA-ja ka kërkuar që serbëve t’u sigurohen mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe qytetare të Kosovës, duke thënë se do të vazhdojë ta mbështesë këtë parim.




