Disa kryetarë të komunave të Kosovës kanë nisur protestën para objektit të Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj veprimeve të ekzekutivit qendror.
Protestës i janë bashkuar kryetarët e Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Suharekës dhe Gjakovës.
Një ditë më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u kishte bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke kërkuar që komunave t’u garantohen kompetencat dhe mjetet që u takojnë./EO/




