Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është diskutuar për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë, me Prizrenin si lokacion të propozuar.
Kurti tha se instituti synon të krijojë vazhdimësi institucionale në fushën e energjisë dhe të angazhojë ekspertë, inxhinierë e hulumtues vendorë dhe nga diaspora.
Sipas tij, instituti do të mund të vendoset në Parkun për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.
Në diskutim morën pjesë profesorë, hulumtues, përfaqësues të industrisë dhe partnerë ndërkombëtarë.




