Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të zhvillojnë sot takime të brendshme për të diskutuar marrëveshjen e arritur një ditë më parë lidhur me kandidatin konsensual për president të Kosovës, Bekim Sejdiu.
LDK-ja do të mbledhë fillimisht Kryesinë e partisë, takimi i së cilës është planifikuar të nisë në orën 14:00. Dy orë më vonë, në orën 16:00, pritet të mblidhet edhe Grupi Parlamentar i kësaj partie.
Në anën tjetër, edhe LVV-ja pritet të mbajë një takim të brendshëm gjatë pasdites. Sipas burimeve të raportuara nga Ekonomia Online, mbledhja e kësaj partie mund të zhvillohet në orët e vona të pasdites.
Takimet e dy partive vijnë pas dakordimit të djeshëm për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për postin e presidentit të Kosovës./EO/




