Këtë të mërkurë, është shpallur aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gjykata e ka shpallur fjator ministrin në detyrë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Ndërkaq, është refuzuar aktakuza për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”.
I akuzuari Sveçla mungoi në seancë, ndërkaq i pranishëm ishte avokati i tij, Laur Prenaj, i cili para mediave tha se vendimi, sipas tij, “është praktik e pazakontë”.




