Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paditur në Gjykatën Supreme Ministrinë e Financave, duke kërkuar shfuqizimin e një dispozite të Rregullores për Administratën Tatimore të Kosovës.
IKD kundërshton paragrafin 2 të nenit 50, i cili ndryshon statusin e zyrtarëve drejtues që kanë akt-emërime pa afat, duke i kthyer ato në mandate katërvjeçare.
Instituti pretendon se kjo dispozitë është në kundërshtim me ligjin dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi një ndryshim i tillë, sipas tij, nuk mund të bëhet përmes aktit nënligjor.
IKD kërkon që Gjykata Supreme ta shpallë dispozitën të paligjshme dhe ta shfuqizojë atë./EO/




