PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar edhe sot aksionin para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe deputetë, asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi.
Të dy subjektet politike kanë zhvilluar aksione të ngjashme edhe gjatë javëve të fundit, me kërkesën për thirrjen e seancës së Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit./EO/




