Përfaqësues të organizatave studentore nga universitetet publike të Kosovës do të zhvillojnë sot një aktivitet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Aktiviteti është paralajmëruar të nisë në orën 13:30. Gjatë tij, studentët pritet t’u dorëzojnë përfaqësuesve të BE-së një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




