Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka deklaruar se marrëveshja me LDK-në për zgjedhjen e Presidentit vazhdon të jetë valide, pavarësisht kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së.
Abrashi e cilësoi situatën të papritur dhe tha se shpreson që një takim i ardhshëm mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për të shmangur zgjedhjet e reja.
Ai bëri të ditur se LVV-ja vazhdon kontaktet me deputetë të partive të tjera për sigurimin e votave të nevojshme.
Sa i përket kërkesës së PDK-së dhe AAK-së për seancë konstituive, Abrashi tha se për LVV-në çështja e Presidentit duhet të zgjidhet para se të vazhdohet me procedurat e tjera./EO/




