Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 52 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 21 aksidente kanë shkaktuar persona të lënduar dhe 30 të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,103 tiketa trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 1 person vazhdon vuajtjen e dënimit.




