Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe qëndrimin e disa deputetëve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Përmes një postimi në rrjetin X, Grenell ka shprehur mbështetje për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Në postimin e tij, Grenell ka publikuar një fotografi të Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i cilësuar ata si miq të mëdhenj të SHBA-së.
Qëndrimi i tyre vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohen diskutime për zgjedhjen e presidentit të ri.




