Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj nuk do të negociojë me Albin Kurtin, duke e akuzuar atë për cenim të institucioneve dhe demokracisë.
Musliu deklaroi se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe kërkoi krijimin e institucioneve legjitime.
Ajo kritikoi gjithashtu situatën e krijuar pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se qytetarët janë ata që po bartin pasojat e krizës politike./EO/




