Policia ka arrestuar tre persona në Skenderaj, të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar 11.9 gramë substancë e dyshuar narkotike, një mjet për bluarje dhe dy pako me letra për mbështjellje.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Hetimet janë ende në zhvillim.




