Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit të autoriteteve gjermane për përfshirjen e dyshuar të Rusisë në një incident me dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle.
Përmes një postimi në platformën X, Hoxhaj e cilësoi rastin si kërcënim ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës, duke shprehur mbështetje për Gjermaninë dhe aleatët e NATO-s.
Incidenti kishte ndodhur më 4 gusht. Droni u gjet pranë një aeroplani ukrainas dhe u çaktivizua pa shkaktuar viktima apo dëme.




