Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësime për nisjen e vitit të ri shkollor, duke iu referuar raportimeve nga drejtoritë komunale të arsimit.
Sipas AKK-së, në disa shkolla mungojnë dokumentet e nevojshme shkollore e kurrikulare, ndërsa shumë nxënës kanë nisur mësimin pa tekstet shkollore. Po ashtu, janë raportuar raste kur prindërit ende nuk kanë pranuar mjetet për blerjen e librave.
AKK ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i adresojë urgjentisht këto probleme dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj, duke theksuar se vonesat nuk duhet t’u bartën komunave, shkollave dhe prindërve./EO/




