Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe mosmbështetjes së kandidatit për president, Bekim Sejdiu, nga gjashtë deputetë të partisë.
Sadiku ka vlerësuar rolin e LDK-së në shtetformimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke thënë se partia duhet ta vlerësojë të kaluarën e saj pa u mbërthyer nga ajo.
Sipas tij, LDK-ja duhet të fokusohet në sfidat e së ardhmes dhe në përgatitjen e Kosovës për zhvillimin ekonomik, në vend që të vazhdojë të merret me problemet e trashëguara nga e kaluara.




