Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish pas zhvillimeve të fundit rreth kandidaturës për president të Bekim Sejdiut.
Sipas burimeve, takimi ka nisur rreth orës 16:00 në ambientet e Kuvendit.
Takimi vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së – Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri – kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun për president.
Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.
Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide, por ka theksuar nevojën për një takim të ri me Abdixhikun për të diskutuar situatën./EO/




