Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar njoftues shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.
Hoxha i uroi mirëseardhje Lopes në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që EULEX-i i ka ofruar Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit, të dy palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin institucional në funksion të rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.




