Komisioni për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve, i kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka mbajtur takimin e radhës ku janë shqyrtuar aplikimet dhe dokumentacioni i kandidatëve.
Në fokus ishin procedurat për avancimin e dy prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe transferimin e përhershëm të dy prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe të një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni konstatoi se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozitat e shpallura i plotësojnë kriteret ligjore për të marrë pjesë në procedurat përkatëse.




