Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, i riu është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, por ka mbërritur pa shenja jete.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta reanimuar, nuk është arritur të rikthehet funksioni i zemrës dhe është konstatuar vdekja.
Sipas mjekëve, i riu nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra nga aksidenti.




