Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë ambasadorin e Australisë në Kroaci, Glenn Robert Morrison.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.




