Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është hapur Njësia e Përbashkët e Kontrollit (ACU), e përbashkët mes Doganës dhe Policisë së Kosovës.
Njësia synon forcimin e kontrollit të udhëtarëve dhe ngarkesave, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm.
Hapja e ACU-së pritet të mundësojë shkëmbim më të shpejtë të informacionit, koordinim më të mirë dhe operacione të përbashkëta në kontrollin kufitar.
Njësia është krijuar në kuadër të një nisme të përbashkët të BE-së dhe UNODC-së për forcimin e sundimit të ligjit dhe kontrollit kufitar në Evropën Juglindore.




