Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar për situatën në Kuvend, duke thënë se deputetët që janë betuar vazhdojnë t’i marrin pagat, pavarësisht mungesës së funksionalitetit të plotë të institucionit.
Sadiku tha se ka marrë pagën e katërt si deputet, ndërsa sipas tij nuk ka përfituar nga pagat kalimtare.
Ai kritikoi bllokadën parlamentare, duke theksuar se deputetët gjatë kësaj kohe kanë mundur të punojnë në komisione, të avancojnë projektligje dhe të propozojnë politika.
Sadiku kërkoi që të thirret seanca e Kuvendit dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të Vetëvendosjes që t’i japin fund, siç i cilësoi ai, “bllokadave dhe manipulimeve”.




