Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar dy rregullore të reja që synojnë rritjen e mbrojtjes së konsumatorëve dhe transparencës në sektorin e sigurimeve.
Rregulloret përcaktojnë kërkesa të reja për mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së produkteve, informimin e klientëve, kostot, tarifat dhe reklamimin.
Sipas BQK-së, siguruesit duhet të marrin parasysh nevojat dhe profilin e klientëve, ndërsa informacioni për mbulimin, përjashtimet dhe kostot duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm.
Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu mbrojtje të veçantë për konsumatorët e cenueshëm dhe standarde për komunikimin përmes kanaleve digjitale.
Siguruesit dhe ndërmjetësuesit do të kenë 12 muaj nga hyrja në fuqi e rregulloreve për t’u përshtatur me kërkesat e reja.




