Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dalë në mbrojtje të gjashtë deputetëve të partisë që kanë kundërshtuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa i cilësoi ata si persona me përvojë dhe bindje të qarta politike, duke thënë se nuk janë pjesë e agjendave të huaja dhe se në thelb i kanë qëndruar besnikë LDK-së.
Ai nuk komentoi deklaratat e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nuk e kishte ndjekur intervistën e tij.
Reagimi i Mustafës vjen pasi Abdixhiku kishte akuzuar gjashtë deputetët kundërshtues se po veprojnë brenda LDK-së me një agjendë të huaj./EO/




