Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.
PDK ditët e fundit ka zhvilluar protesta dhe aksione para Qeverisë dhe Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka caktuar vazhdimin e saj për 9 shtator.
Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht.




