Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për sigurinë në trafik dhe aktivitetet policore.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 46 aksidente trafiku, prej tyre 20 me persona të lënduar dhe 26 me dëme materiale. Nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar 2 mijë e 259 gjoba trafiku, ndërsa janë arrestuar 11 persona. Tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




