Policia në Deçan ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Rasti është raportuar më 4 shtator në zonën e “Ujit të Thartë”, pas një mosmarrëveshjeje, gjatë së cilës i dyshuari dyshohet se ka ekspozuar armë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontrollit te i dyshuari ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një brisk.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.




