Një 24-vjeçar nga Rahoveci ka humbur jetën në një aksident trafiku në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas raportimeve të mediave boshnjake, viktima është Ali Dermala, i cili u aksidentua me motoçikletë në afërsi të Bradinës, në rrugën M17 në drejtim të Sarajevës.
Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të plagëve të marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Për rastin ka njoftuar edhe familja. Varrimi i tij do të bëhet më 8 shtator, në orën 17:00, në varrezat Ravne Bakije në Sarajevë.




