Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë korrikut 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Gjatë këtij muaji janë regjistruar 99 mijë e 53 vizitorë, prej të cilëve 32 mijë e 98 ishin vendorë dhe 66 mijë e 954 vizitorë të huaj.
Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 77 mijë e 481 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur për 27.8 për qind.
Ndërkohë, numri i net-qëndrimeve arriti në 217 mijë e 798, ku 68.6 për qind u takuan vizitorëve të huaj.
Sa u përket turistëve të huaj, rritja krahasuar me korrikun e vitit të kaluar ishte 31.7 për qind. Numri më i madh i vizitorëve të huaj erdhi nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.




