Pjesëtarë të vendeve të ndryshme, të angazhuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, morën pjesë në aktivitetin stërvitor Norwegian Foot March në Camp Bondsteel.
Pjesëmarrësit përshkuan rreth 30 kilometra në këmbë, duke bartur pajisje në shpinë dhe duke testuar qëndrueshmërinë, disiplinën dhe punën në ekip.
Aktiviteti synoi forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes pjesëtarëve të forcës, si dhe rritjen e gatishmërisë për përmbushjen e detyrave të KFOR-it.
Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i thekson përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.




