Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka deklaruar se sot do të bëhet e qartë nëse situata e krijuar do të çojë në një rast të ri para Gjykatës Kushtetuese apo është pjesë e, siç e quan ai, strategjisë politike të Vetëvendosjes.
Ai theksoi se Aleanca mbetet e përkushtuar ndaj parimit që Kushtetuta duhet të jetë mbi kalkulimet partiake.




