Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar para seancës konstituive se Kosova duhet ta ketë Kuvendin funksional dhe ka shprehur shpresën se nuk do të ketë kalkulime të tjera politike.
Hamza tha se PDK-ja e konsideron të rëndësishme që institucionet të jenë funksionale para zhvillimeve të 16 shtatorit në Gjykatën Speciale.
Ai shprehu bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të marrin vendim lirues, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi.
Hamza tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre./EO/




