Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë i është gjetur një sasi prej rreth 2.162 kilogramësh marihuanë.
I dyshuari po udhëtonte me autobus nga Shqipëria drejt Kosovës. Lënda narkotike u gjet në çantën e tij gjatë kontrollit të automjetit dhe bagazheve të pasagjerëve.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa është ndaluar për 48 orë.





