Ka përfunduar pauza 30-minutëshe në Kuvendin e Kosovës, por seanca konstituive ende nuk ka rifilluar.
Pauza u kërkua pas mospajtimeve mes partive për mënyrën e votimit të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit.
Edhe pse partitë kanë paraqitur kandidatët e tyre, mungesa e pajtimit për procedurën e votimit ka shtyrë vazhdimin e seancës./EO/




