Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar zhvillimet institucionale, duke thënë se nuk janë respektuar Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Supreme.
Ai theksoi se Kosova duhet t’i ketë institucionet funksionale dhe se PDK-ja do t’i mbështesë kandidatët e saj për postet në Kuvend.
Hamza tha se 16 shtatori është një datë me rëndësi të veçantë dhe se veprimet e PDK-së do të jenë të lidhura me këtë datë.
Sa i përket procesit në Hagë, ai shprehu pritjen për një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së./EO/




