Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të procesit institucional, duke akuzuar subjektet në pushtet se po e vonojnë konstituimin e Kuvendit.
Hoti tha se situata e krijuar është e ngjashme me atë të vitit të kaluar dhe, sipas tij, synon shmangien e përgjegjësisë për problemet e krijuara në vend dhe në raportet ndërkombëtare.
Sa i përket kandidaturës së LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, Hoti tha se propozimi i takon partisë së tij, ndërsa mbështetja mbetet në vullnetin e subjekteve të tjera parlamentare.
Ai kritikoi gjithashtu qasjen ndaj procesit zgjedhor dhe konsolidimit institucional të Kosovës./EO/




