Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të premten.
Gjini tha se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth procesit të konstituimit, duke paralajmëruar koordinim edhe me partitë e tjera opozitare.
Ai e cilësoi procesin aktual si antikushtetues dhe pretendoi se zvarritja e tij mund të çojë në zgjedhje të reja më 27 dhjetor.
Sipas Gjinit, Aleanca do të përgatisë çështjen për t’ia dorëzuar Kushtetueses dhe do të shqyrtojë mundësinë e veprimeve të përbashkëta me subjektet e tjera opozitare./EO/




