Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Mitrovicën e Veriut, i cili ishte dënuar me shtatë muaj burgim për veprën penale “Vjedhje në tentativë”.
Sipas Policisë, personi H.B., i lindur në vitin 2001, është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, pasi më herët ishte kërkuar në bazë të urdhërarrestit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar që të raportojnë personat e kërkuar nga organet e drejtësisë.




