Përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, janë pritur në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në takim u diskutua për organizimin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen për nismën dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e saj, duke përcjellë mesazh solidariteti dhe uniteti.
Platforma “Liria Ka Emër” falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për mbështetjen ndaj marshit.




