Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për koordinim me Listën Serbe lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ajo pretendon se Kurti dhe Lista Serbe nuk janë të interesuar që Kuvendi të konstituohet para 16 shtatorit.
Musliu tha se, pavarësisht zhvillimeve politike, historia e Kosovës dhe sakrifica e popullit për liri nuk mund të ndryshohen.




