Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka kundërshtuar deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili tha se kandidatura për nënkryetar të Kuvendit është bërë në emër të popullit serb.
Nagavci tha se një formulim i tillë bie ndesh me Kushtetutën dhe kërkoi që të mos përdoren deklarata të tilla në Kuvend.
Ajo kritikoi gjithashtu kandidaturat e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës, duke thënë se deklaratat e tyre për mospjesëmarrje në zgjedhjen e presidentit mund të vështirësojnë procesin institucional.
Nagavci tha se VV-ja synon konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt./EO/




