Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Ai tha se PDK-ja është e gatshme të votojë kandidatët për nënkryetarë në çdo formë të propozuar, qoftë me votim të hapur apo të fshehtë, nëse VV-ja garanton përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
Gruda e cilësoi 16 shtatorin si një datë të rëndësishme për Kosovën, duke iu referuar vendimit të pritshëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas tij, VV-ja nuk po synon konstituimin e Kuvendit, por po e pengon atë për arsye politike./EO/




